Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Velia e ka cilësuar gjuhë rrugaçërie deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me gjobën e vënë pas protestës.
Sa i përket gjobës se PD, Veliaj tha se ajo është një gjobë që e ka firmosur vetë, kështu që i del vetë për zot. “Deklarata e Bashës, gjuhë rrugaçërie. Basha, kastravec hyri në bashki dhe ashtu doli”, tha Veliaj.
Një ditë më parë, kreu i opozitës tha para mediave se në vend të pagesës, do t’i dërgoj Veliajt mbrapsht një kastravec: “Do t’i çoj Veliajt një kastravec 163 mm të gjatë”, – ishte përgjigja e Bashës para mediave.
Veliaj u shpreh se kushdo që vandalizon Tiranën, do të paguajë për dëmet që shkakton.
Duke ju referuar protestës së PD më 8 dhjetor dhe pasojave të saj në kryeqytet, Veliaj tha se kostot e shkatërrimit nuk do t’i paguajnë taksapaguesit, por ata që i shkaktuan.
“Dikush duhet të paguajë për atë që ndodhi më 8 dhjetor. Tirana ka sot kosto marramendëse menaxhimi. Kur erdhëm në bashki, për 8, 9 10 muaj pastrimi nuk paguhej, kështu që kompania nuk kishte për detyrë të pastronte qytetin. Koston e paguajnë taksapaguesit. Kështu që kush shkatërron Tiranën, duhet të paguajë dëmet. Jemi kryeqyteti me buxhetin më të vogël në rajon. Buxheti faktit i bashkisë është 40 mln euro.
Nuk kemi ndërmend të shpenzojmë para për vandalizmin e një partie. Na duhet t’i përdorim me shumë kujdes paratë tona, njësoj si një familje”, tha Veliaj.





