Pas deklaratës nga Kryetari i PD-ës, Lulzim Basha i cili tha se në vend që të pagujë gjobën e vënë nga bashkia e Tiranës për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së 8 dhjetorit, do t’i çojë Erion Veliajt një kastravec, një tjetër deklaratë vjen nga Partia Demokratike.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka i cili në një prononcim mediat lidhur me gjobën në fjalë tha: “Sa për gjobën, i thoni Erionit të sjellë mamin tek Partia Demokratike, se ajo merret me lekët”.
Bashkia e Tiranës, pas protestës së 8 dhjetorit, përllogariti dëmet e shakaktuara ndaj institucioneve publike në shifrën e 163 milionë lekëve, e cila duhet të paguhet nga Partia Demokratike, si organizatore e protestës.





