Pas 2 vitesh nga vdekja, deputeti i ndjerë i PD-së Sokol Olldashi fiton gjyqin e hapur për shpifje ndaj tij. Një shkrim i vitit 2009 i gazetës “Ballkan” në lidhje me një tender të makinave që do të përdorte Policia e Shtetit, kundër ministrit të kohës, Sokol Olldashi, kishte bërë që ky i fundit të padiste në gjykatë gazetën dhe botuesin Ferdinand Ibrahimin që është edhe presidenti i “Ferano Group”, shkruan syri.net.
Gjyqi i nisur 6 vite më parë, ka përfunduar pak ditë më parë, në 16 nëntor 2015 me fitoren e ish-ministrit, Sokol Olldashi që ndërroi jetë dy vite më parë në një aksident. Pas ndarjes nga jeta më 20 nëntor 2013, palë në këtë gjyq ka qenë bashkëshortja Enkelejda Olldashi.
Trupi gjykues vlerësoi dëmshpërblimin prej 1 milion lekësh të reja për Olldashin.





