Një ngjarje e rëndë raportohet nga vendi fqinj, ku një shqiptar ka therur me thikë bashkëshorten e tij të moshës rreth 30 vjeçe. Ajo çka e bën dhe më tragjike, është fakti se shqiptari Gjin Preducaj, 41 vjeç, krimin e ka kryer në sy të fëmijëve të tyre të mitur, 3 e 11 vjeç.
Mediet italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të natës në komunën Gallarate në provincën e Vareses në Itali. Pas krimit, Gjin Preducaj u arrestua dhe e pranoi atë që kishte kryer. “E kam vrarë unë”, ka thënë ai.
Hetimet e policisë vijojnë dhe arsyet e krimit të rëndë nuk dihen ende.





