8dhjetor 2015 – Pak orë pas protestës së PD-së dhe trazirat që e shoqëruan atë, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke ecur në këmbë nga zyra e tij drejt hotel "Rognerit".
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe deputeti socialist Erion Braçe, ai ka qenë në dukje i shkujdesur gjatë këtij kalimi për në vendin ku zhvillohet ceremonia e promovimit të librit të Fred Abrahams, rreth Shqipërisë së tranzicionit.
Duket se Rama ka sfiduar në këtë mënyrë opozitën, ndërsa e shoqja edhe të ftohtin, pasi ka dalë pa xhaketë, ndonëse është dimër.
/portali DurrësLajm/





