8 dhjetor 2015 – Tre prokurorë të Tiranë po kryejnë veprimet e para hetimore pas protestës së opozitës para kryeministrisë dhe tek ministria e Brendshme ku i vunë flakën bunkerit dhe u shoqërua dhe me tensione dhe dëmtim të godinave të institucioneve publike.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme saktësojnë se do të kryhen veprimet paraprake dhe më pas do të arrihet me një konkluzion. Gjithashtu po merren në pyetje dhe persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

/portali DurresLajm/