7 dhjetor 2015 – Adriatik Llalla i ndodhur sot në Fier, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, zotohet se prokuroria do të jetë e aftë të pastrojë vetë elementet e korruptuar në prokurori.
“Prokuroria Shqiptare është e aftë së pari për të pastruar radhët e veta nga elementë korruptivë. Pasi u provuan faktet u vërtetuan me prova se ishin kryer vepër penale nga këto individë, u morën masa të parashikuara në ligj. Vizita erdhi në mbështetje të Prokurorisë së Fierit në kuadër të situatës së krijuar”, tha Llalla.
Vizita e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Fierit vjen pas arrestimit të 7 doganierëve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin, të prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj, për korrupsion pasiv dhe vënies në pranga të prokurorit të Krujës Haxhi Giu.
Ndërkohë Llalla, pak muaj më parë paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë rezultate edhe në hetimet që po kryhen tek personat me pushtet politik, hetime të cilat, sipas tij do të ndikojnë në fatet e integrimit të Shqipërisë.
/portali DurresLajm/





