7dhjetor 2015 – Djali i deputetit të PD-së, Mhill Fufi ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Trupi gjykues ka caktuar ndaj 16-vjecarit G.Fufi masën “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për shoqen e tij që akuzohet për moskallëzim krimi. Djali i deputetit të Lacit u arrestuar dy ditë më parë pasi iu gjet me vete në shkollë një pistoletë, të cilën e kishte marrë pas kërcënimeve të disa djemve ndaj të dashurës.
Në vendimin e sotëm Gjykata e Tiranës, vendosi që të mos e privojë adoleshentin nga shkolla, duke i dhënë atij mundësi të frekuentojë orët e mësimit. Por, siç raporton lapsi, ai është i detyruar që të qarkullojë me një byzylyk elektronik. Edhe pse ka hyrë në fuqi prej kohësh ky variant, zbatimin e ka pasur të rrallë, për të mos thënë që është rasti i parë që një person nën hetim kontrollohet në distancë nga policia.
/portali DurrësLajm/





