7 dhjetor 2015 – Arrestohet Miran Tila, autori i dyshuar i vrasjes së Arben Hasës nga Maminasi i Durrësit.

Tila, i shpallur në kërkim në 3 dhjetor, ishte i fshehur në një shtëpi të pabanuar në zonën e Ishmit. Prej 4 ditësh, policia e Durrësit kishte mbajtur në vëzhgim zonën e Ishmit, ku dyshohej se fshihej autori i dyshuari i vrasjes. Pritet që të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e vrasjes së shokut të tij të ngushtë 39-vjeçar.

/portali DurresLajm/