5 dhjetor 2015 – Policia italiane në qytetin Venecias ka finalizuar një operacion antidrogë ku është sekuestruar një sasi prej 400 kg kokainë të pastër, e transportuar nga Amerika e Jugut në qytetin e Venecias për llogari të një celule të mafies kalabareze Ndragheta. 9 persona kanë rënë në pranga, në mesin e të cilëve janë dhe dy vëllezër shqiptarë, Gazmend e Azem Tahiraj.
Mediet italiane shkruajanë se në katin e parë të lokalit “La Lanterna” në pronësi të vëllezërve Tahiraj, që ndodhet në Venecia, janë gjetur disa kg kokainë e marijuanë e përgatitur për t’u trafikuar.
Kokaina transportohej nga Amerika Latine me anë të një shoqërie import-eksporti, e lënda narkotike fshihej mes ngarkesave me banane e ananas, që në fakt ishin fruta plastike.
Hetimet e operacionit të policisë italiane kanë vazhduar për dy vjet rresht. përgjatë të cilave janë dokumentuar rreth 410 kg kokainë e ardhur nga Amerika Latine, e trafikuar në pak muaj.

(Gazmend Tahiraj)

(Azem Tahiraj)
Në videon e mëposhtme, arrestimi në flagrancë i trafikantëve:
/S.L. portali DurresLajm/





