4 dhjetor 2015 – Arrihet marrëveshja mes “Bankers Petroleum” dhe qeverisë shqiptare, ku kjo e fundit i lejon kompanisë kanadeze të rifitojë kontrollin e llogarive të saj bankare.
Sipas marrëveshjes, “Bankers” do të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilën qeveria pretendon se është shmangur nga kompania.
Në bazë të skemës së rënë dakord, parashikohet që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Por nëse Gjykata e Arbitrazhit do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kompanisë në fjalë.
Llogaritë e Bankers Petroluem në Shqipëri u ngrinë nga bankat e nivelit të dytë me 19 nëntor me kërkesë të Tatimeve, për të mbledhur një shumë prej 75 milionë dollarësh, e cila përfshin 57 milionë dollarë rivlerësim të tatimit të fitimit si dhe gjoba dhe kamatëvonesa.
/portali DurresLajm/





