4 dhejtor 2015 – Nga Policia e Tiranës u arrestuan sot dy persona, të cilëve iu gjet eksploziv C4, kanabis, fishekë, e materiale të tjera. Të ndaluarit janë Arben Picari, 45 vjeç, banues në Tiranë dhe Filip (Përparim) Halili, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Në cilësinë e provës materiale policia u ka sekuestruar, 29 fidanë bimë të mbjella në vazo, të dyshuara si kanabis sativa, 28 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy kallëpe lëndë plasëse e dyshuar si C4, dy fitile zjarrpërcjellës me gjatësi 70 cm dhe 165 cm të gjatë, një kapsollë detonatore, targa mjetesh, çelësa të ndryshëm banesash.
Nga veprimet hetimore rezulton se Filip Halili, është autor i ngjarjes së ndodhur në datë 22 nëntor 2015, ku ka vjedhur një banesë, duke marrë televizorë dhe kompjutera. Materialet në ngarkim të tyre i aluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
/portal DurresLajm/





