2 dhjetor 2015 – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy këmbësorë.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ata u përplasën nga një automjet.

Policia shkoi në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende janë dërguar në spital.

/portali DurresLajm/