2dhjetor 2015 – Izet Haxhia, njëri prej të dënuarve për vrasjen e Azem Hajdarit gëzohet nga lajmi i arrestimit të prokurorit Haxhi Giu, ndërsa thotë se Giu ka dënuar me të padrejtë vëllain e tij, për një krim që sipas Izet Haxhisë, nuk e kishte kryer.

Në një status në Facebook, Haxhia thotë se të njetin fat duhet të kenë të gjithë prokurorët e gjyqtarët që kanë vjedhur e janë ushqyer me paratë e krimit. Ai nuk nguron të tregojë edhe një histori me gjyqtarin Gjin Gjoni.

Ja statusi i plotë

Sapo lexova diku ne nje gazete lajmin per arresitimin e prokurorit Haxhi Giu per korrupsin e marrje rryshfeti..Nuk me vjen mire duke u nisur nga ana njerëzore qe asnje njeri te perfundoje ne burg e aq me teper kur njerzit jane te pafajshem. Por ne rastin e ketij prokurori te plepave puna qendron ndryshe..

Ky person perben modelin e gjyqtarit dhe prokurorit te pas viteve ’92 qe u zune vendin prokuroreve dhe gjykateseve e hetuesve te komunizmit. Njerez medioker qe vetem me gjashte muaj kurs arriten te behen prokurore dhe gjygjtare me komanden e partise dhe te shokut Sali, per tu sherbyer me devotshmeri atehere kur i duhej partise. Dhe ky model gjygjtaresh dhe prokuroresh kane 23 vite qe mbajne peng vendosjen e drejtesise ne Shqipëri, qe u sherbejne me perulesi e devotshmeri te neveritshme atyre qe shkojne e vijne ne pushtet, qe denojne njerez te pafajshem e lene te lire kriminele, perdhunues e çdo lloj soj e sorollopi te atyre qe bejne krime por qe jane te lidhur me politiken e kane te pagujne per xhepat e ketyre dallkaukeve te majmur me paret e korrupsionit dhe krimit..

Me ka ndodhur qe ne marsin e trazuar te 97 disa prej tyre te me kerkojne ndihme per ti shpetuar nga kriminelet e ikur nga burgu qe u kerkonin atyre paret qe u kishin dhene kur ishin ne paraburgim per ti liruar apo dhene denime te lehta por ishim mashtruar nga keta gjygjtare e prokurore te korruptuar..mund ty permend disa emra te tyre, Gjin GJONİ pasi kishte marre 30 miljon leke nga nje i denuar per vrasje per ti ulur denim ne 10 vjet burg nje te denuari per vrasje.,Agim Bendo,,,Arben Qeleshja. etj..

E permenda kete emer te ketij prokurori te korruptuar Haxhi Giut se ky ka qene drejtuesi i grupit te prokuroreve qe ka hetuar çeshtjen Hajdari ku une dhe vllezrit e mij jemi denuar ne menyre te padrejte, ku akoma vellai i madh vazhdon te kryeje nje denim prej 15 vitesh ne menyre te padrejte..Ka qene devotshmeria ndaj partise dhe nxjerrsit ne prite te Hajdarit,,qe eshte Berisha, qe beri kete prokuror te *ndershem* te na denonte neve per nje krim qe nuk e kishim bere..Ky prokuror ne kohen e gjygjit ndaj nesh nje dite shkonte ne zyrat e PD dhe diten tjeter ne zyrat e SHIK-ut..Por drejtesia apo zoti vonon por nuk harron..Shpresoj qe fatin e ketij Giut ta kene te gjithe ata prokurore e gjygjtare qe kane vjedhur e jane ushqyer e majmur me parat e krimit..Dhe pas tyre le te vijne politikanet e te gjitha kraheve qekane vjedhur, korruptuar kane vrare e shkaterruar kete vend e qe nuk jane te paket, dhe tu bejne shoqeri ne dhomat e burgut njeri-tjetrit, sepse keta nuk bejne dot pa njeri-tjetrin. /balkanweb