2dhjetor 2015 – Ende pa mbërritur në spitalin e Pizës, ku do t’i nënshtrohej ndërhyrjes në zemër, vdes një shqiptar 64 vjeç. Burri po fluturonte në linjën Tiranë-Piza, por avioni u detyrua që të ulej në Ankona, pasi u konstatua se udhëtari ndodhej në gjendje të rëndë.

Atij iu dha ndihma e shpejtë nga një mjek i Kryqit të Kuq dhe më pas u nis me ambulancë drejt spitalit qendror në Ankona, por rrugës ndërroi jetë nga infarkti. Avioni rinisi fluturimin për në Piza pas disa orësh.

/portali DurrësLajm/