2dhjetor 2015 – Ka ndodhur 8 vite më parë skandali, kur brenda një komisariti grekë, dy emigrantë shqiptarë, të ndaluar nga policia, u u detyruan nga policët të rrihnin njëri-tjetrin. Por kjo fyerje që iu bë atyre, nën presionin e forcave greke, është mbyllur me një vendim gjyqësor në favor të tyre.
Portali lapsi.al shkruan se, drejtësia greke ka dhënë një vendim në favor të emigrantit shqiptar dhe atij nga Kazakistani. Ata kanë përfituar një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh.
Siç shihet edhe nga pamjet e videos së publikuar në internet, dy emigrantët u detyruan nga shefi i rajonit të policisë që të rrihnin njëri-tjetrin.
Ata ishin arrestuar pasi i grabitën çantën një të moshuare.
/portali DurrësLajm/





