*Mbi 2 orë debat mes grupit të së majtës dhe të djathtës. Ulet vetëm taksa e pasurisë
1dhjetor 2015 – Miratohet paketa fiskale e Bashkisë së Durrësit për vitin 2016. Taksat e reja për qytetarët dhe biznesin janë unifikuar, me krijimin e bashkisë së madhe, duke bërë që të paguajnë njësoj si në qendër të Durrësit, ashtu dhe ata që banojnë në skajet e tij. Përveç taksës së pasurisë, e cila u ul në 30 për qind, kërkesë kjo e bërë si nga kryebashkiaku Dako, ashtu dhe nga kreu i opozitës, Basha, të tjerat ose kanë qëndruar njësoj ose janë shumëfishuar. Dëmi më i madh duket se është për banorët e zonave periferike e fshatrave, të cilët tani do të duhet të paguajnë njësoj si durrsakët e vjetër.
Për më shumë se dy orë është bërë debat, i nisur nga këshilltarët e Partisë Demokratike.
Ata propozuan ulje të numrit të taksave, nga 60 në 20 deri në 27, ndërsa kërkuan që të mos kishte rritje taksash në disa zëra si dhe jo unifikim të tyre. Në disa kërkesa me PD-në u bashkua dhe LSI.
Ja propozimet e grupit të PD, të sjella në mbledhje nga Shqëlqim Fortuzi
Per familjet
Taksa mbi ndertesen:
Per ndertesat e tjera,nga 100 leke/m2 te behet 70 leke/m2.
Per ndertesat e banimit te ndertuara para vitit 1993 edhe per qytetin e Durresit, nga 15 leke/m2 te behet 10.5 leke/m2.Nga kjo do te perfitojne mbi 350.000 pronare ndertesash.
Per ndertesat e banimit,te ndertuara pas vitit 1993,edhe per qytetin e Durresit,nga 30 leke/m2 te behet 21 leke/m2.Nga kjo do te perfitojne mbi 15.000 pronare ndertesash.
Tarifa e ndricimit nga 500 leke ne vit, te behet zero
Tarifa e gjelberimit nga 200 leke/vit per familje, te behet zero
Per biznesin e vogel:
Taksa mbi ndertesen:
Per ndertesat e tjera,nga 100 leke/m2 te behet 70 leke/m2.
Tarife gjelberimi: Nga 1.500 leke/vit – 70.000 Leke/Vit te behet zero.
Tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave:Nga 4.000leke/vit – 100.000 Leke/Vit, te behet 3.500leke/vit – 10.000 Leke/Vit
Tarifa e parkimit te automjeteve Nga 5.000 leke/vit – 10.000 Leke/Vit /cdo biznes, te behet zero.
Tarifa e ndriçimit:Nga3.000 leke ne vit, te behet zero.
Kategoria Biznes i Madh
Tarife gjelberimi: Nga 5.000leke/vit – 70.000 Leke/Vit, te behet zero.
Tarifa e pastrimit dhe largimit te mbeturinave:Nga 5.000leke/vit – 100.000 Leke/Vit te behet 5.000 leke/vit – 85.000 Leke/Vit
Tarifa e parkimit te automjeteve:Nga 10.000 Leke/Vit/cdo biznes, te behet zero.
Tarifa e ndriçimit ;Nga 5.000 leke ne vit, te behet zero.
Gjithashtu te hiqen 60 tarifa sherbimi,te cilat Bashkia Tirane nuk i aplikon.
Këshilltarët e PD kërkuan që të miratoheshin një për një propozimet e saj dhe jo si paketë, por kjo nuk u pranua nga këshilltarët e majtë dhe kryetari i bashkisë, Vangjush Dako. Mbledhja e këshillit bashkiak u ndërpre në disa momente, për t’u rikthyer me votim. Me shumicë votash, PS dhe LSI kaluan paketën fiskale të plotë. E djathta në minorancë, ashtu si dhe kishte paralajmëruar votoi kundër. Paketa u abstenua nga dy prej anëtarëve të LSI.
Ja disa prej taksave që hyjnë në fuqi në 2016
Taksa për ndërtesat: nga 400 lekë/m2 ulet në 280 leke/m2
Taksa per zenien e hapsires publike, nga 60 leke/m2 ne muaj rritet ne 132 leke/m2 në muaj
Taksa e reklamësper tabelat deri ne 18 m2, nga 13.500 leke/m2 qe eshte aktualisht, parashikohet te rritet ne 22.500 leke/m2 ne vit
Taksa e reklamesper tabelat mbi 18 m2 nga 243.500 leke/m2 qe eshte aktualisht,parashikohet te rritet ne 405.000 leke/m2 ne vit
Tarifa e pastrimitper njesite Manez e Rrashbull, nga 1.500 leke/familje ne vit parashikohet te rritet ne 2.300 leke/familje ne vit
Tarifa e pastrimit per njesine Sukth,nga 1.000 leke/familje ne vit, parashikohet te rritet ne 2.300 leke/familje ne vit
Tarifa e pastrimitper njesine Katund i Ri, nga 500 leke/familje ne vit,parashikohet te rritet ne 2.300 leke/ familje ne vit
Tarifa e ndriçimit, nga 200 leke/familje ne vit, qe eshte aplikuar deri me tani per te gjitha njesite administrative, parashikohet te rritet me 500 lek/vit per familje.
/K.H. portali DurresLajm/





