1 dhejtor 2015 – Si rezultat i një operacioni antiterrorizëm të organizuar nga policia italinae dhe ajo kosovare u vunë në pranga katër shtetas kosovarë. Të ndaluarit akuzohen për nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes raciale.
Operacioni i quajtu “Van Damme”, u realizua nga policia e Breshias në bashkëpunim me policinë e Prishtinës në të njëjtën kohë në disa qytet italiane dhe kosovare.
Një shtetas i konisderuar si ‘truri” i grupit është ndaluar në kosovë, ndërsa tre të tjerët janë ndaluar në Itali. Të ndaluart në Itali jetonin prej kohësh atje, ndërsa “truri” i grupit, kish jetuar për një peridhë në Itali.
Këta shtetas kishin publikuar në rrjetet sociale foto me armë dhe thirrje xhihadiste dhe nga hetimet rezultoi se ata ishin ekstremisht të radikalizuar dhe kishin sjellje tipike të militantëve të ISIS.
Sipas prokurorëve të çështjes këta persona kishin kërcënuar Papa Franceskun, festonin për sulmet terroriste në Paris dhe kërcënonin gjithashtu ish-ambasadoren e SHBA në Kosovë. Prokurorët kanë gjetur mes thirrjeve të tyre ekstremiste të publikuar në internet edhe shprehje të tilla si: “Ky do të jetë Papa i fundit”.
Policia ka zbuluar detaje mbi arrestimin e kosovarit me emrin Samet Imishti për terrorizëm.
Sipas tyre, ai është ndaluar në Han të Elezit rreth orës 06.00 të mëngjesit dhe dyshohet për pjesëmarrje në luftën në Siri.
Sipas komunikatës së Policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një pistoletë dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike.
Nga ana e saj, përmes një komunikate për mediat, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë se arrestimi është rezultat i hetimeve disamujore.
Policia ka thënë se në bashkëpunim me autoritetet italiane, sot është zbatuar plani i përbashkët operativ, i koduar “Van Damme”, në një vend në Kosovë, si dhe në tri vende të tjera në Itali.
“Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
/portali DurresLajm/





