1 dhjetor 2015 – Jep dorëheqjen drejtori i burgut 313 Sajmir Allushi.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit në media të një vendimi, sipas të cilit, Sajmir Allushi ka qenë i dënuar në vitin 1994 për veprat penale të sjelljes së padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi.

Menjëherë pas dhënies së dorëheqjes, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili e ka konsideruar dorëheqjen si një akt me rëndësi për respektimin e standardeve të ligjit për dekriminalizimin.

/portali DurresLajm/