1 dhjetor 2015 – Tre nxënëse të shkollës së mesme në Durrës janë përplasur mëngjesin e sotëm nga një automjet teksa shkonin në shkollë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00 në lagjen Nr. 14 të qytetit, ku shtetasi Mirand Bulku 34 vjeç, duke drejtuar mjetin tip BMË me targa DR 1228 ka aksidentuar nxënëset K.Gj, D.B, S.Sh, të treja vajza të moshës 17 vjeçe dhe banuese në Durrës.
3 adoleshentet janë transportuar në spitalin rajonal të Durrësit për mjekim, nga ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat. Efektivët e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë ngjarjes.
/S.L. portali DurresLajm/





