1 dhjetor 2015 – Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Një trajler, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me trafikndarësen dhe është përmbysur, duke u bërë shkak dhe për bllokimin e autostradës.
Sipas informacioneve, është lënduar shoferi i trajlerit, shtetas serb, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Aksidenti u shënua në dalje të Durrësit, ndërsa përdoruesit e mjeteve nisën të përdorin rrugën dytësore për lëvizje në drejtim të Tiranës, pasi rruga u bllokua deri te Mbikalimi i Fllakës.
/portali DurresLajm/





