Mjekja e njohur, gjithashtu kandidatja për deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Najada Çomo duket se nuk është ‘pro’ ndryshimit. Në një intervistë për emisionin “E diell” ajo është shfaqur sërish me flokë të kuqe, ashtu siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim. 

Siç duket edhe nga fotot që po publikojmë, Çomo duket se ka vendosur të rikthehet në “identitet” ose intervista është xhiruar kohë më parë, para se të bënte ndryshimin drastik në pamjen e jashtme. 

Një javë më parë ajo u shfaq e transformuar me një look të ri, me flokë në ngjyrë të çelur dhe vetullat jo aq të zeza, siç jemi mësuar gjatë këtyre muajve të pandemisë.