Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, është gjobitur me 1,713 paund, pasi theu rregullat anti-COVID duke organizuar një festë familjare me rastin e ditëlindjes së saj.
Sipas The Guardian, kryeministrja me dy mandate ka kërkuar falje disa herë për festën e organizuar me 13 të afërm për ditëlindjen e saj të 60-të në një vendpushim malor në fund të shkurtit, pavarësisht se qeveria ndalon grumbullimet e më shumë se 10 personave.
Solberg tha të Premten se do të paguante gjobën, e cila ishte lëshuar nga policia.
“Do të doja të them përsëri se më vjen keq për thyerjen e rregullave të koronavirusit,” tha ajo TV2 News të Norvegjisë. “Unë do ta pranoj gjobën dhe do ta paguaj”.
Lidhur me këtë situatë policia tha se ligji është i njëjtë për të gjithë duke theksuar se kryeministrja ka qenë në krye të punës së qeverisë për të vendosur kufizime.





