Antoine Griezmann njoftoi sot se është bërë baba për here të tretë, pasi bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën Alba.
Deri këtu është diçka normale për një lojtar me emër, por lajmi është sensacional për një arsye të veçantë.
Griezmann u bë me 3 fëmijë dhe që të tre kanë lindur në të njëjtën datë, pra 8 prill, diçka e jashtëzakonshme madje edhe për rekord Guiness.
Dy fëmijët e parë, Mia dhe Amaro kishin lindur më 8 prill ndërsa edhe motra e tyre nuk donte të veçohej si duket dhe erdhi në jetë në të njëjtën ditë por të gjithë tashmë po bëjnë pyetjen, është një koincidencë e madhe që ndodh rrallë here apo një programacion deri në detaje nga sulmuesi francez dhe bashkëshortja Erika Choperena?!
Vetëm francezi mund të na thotë të vërtetën.





