Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë xhiro me motor në Kolonjë. Në qendër të qytetit ndodheshin një grup motoristësh holandezë, me të cilët kryeministri bëri një xhiro të shkurtër mbi motor.

Kryeministri Edi Rama në dy ditët e fundit ndodhet në qarkun e Korçës ku ka zhvilluar takime elektorale me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.