Papa Françesku mbajti mbrëmjen e së shtunës meshën e shenjtë të Pashkës. Kjo është mesha e dytë e cila zhvillohet ndryshe, si pasojë e masave të vendosura për parandalimin e koronavirusit.
“Është gjithmonë e mundur të fillojmë nga e para sepse ekziston gjithmonë një jetë e re që Zoti është i aftë të rifillojë tek ne përtej të gjitha dështimeve tona. Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti”.
Është shprehur Papa Françesku në mesazhin e tij dedikuar besimtarëve në Vigjiljen e Pashkëve në bazilikën e Shën Pjetrit.
” Dhe në këto muaj të errët të pandemisë dëgjojmë Zotin e ngjallur që na fton të fillojmë përsëri, për të kurrë mos e humb shpresën tonë “, shtoi Ati i Shenjtë.





