Qeveria italiane ka dhënë një vendim të fundit se anijet e lundrimit janë të ndaluara të hyjnë në qendrën historike të Venecias.
Ditën e mërkurë, ministrat italianë ranë dakord që anijet e mëdha të lundrimit dhe kontejnerët nuk do të ishin më në gjendje të hynin në kanalin Giudecca të qytetit.
Ministri i Kulturës Dario Franceschini e përshkroi masën si “një vendim të saktë, i pritur për vite me radhë”. Sipas kritikëve mendohet se këto anije shaktojnë ndotje dhe shkatërrojnë themelet e qytetit. Qyteti gjithashtu vuan nga përmbytjet e vazhdueshme.
Anijet e lundrimit aktualisht nuk janë në gjendje të hyjnë në Venecia për shkak të kufizimeve të koronavirusit por mungesa e tyre ka shkaktuar përmirësim të cilësisë së ujit.
Ndalimi i anijeve të mëdha ka filluar që në vitin 2019, ku një anije u përplas në një port të qytetit dhe si pasojë u plagosën pseë persona. Nismat e mëparshme për të ndaluar trafikun e anijeve turistike kanë dështuar.
Anijet e mëdha tani do të duhet të ankorohen në portin industrial të qytetit derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme.





