Shitet për 350 mijë sterlina portreti i sulltanit Sulejmani i Madhërishëm në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Britaninë e Madhe.
Ankandi i titulluar “Bota Islame dhe Artet e Indisë” u zhvillua online për shkak të pandemisë.
Fillimisht, portreti i Sulejmanit të Madhërishëm, i cili ka dimensionet 22,7 X 17,5 centimetra, u ofrua për 60 000 sterlina por më pas çmimi arriti në 350 000 sterlina.
Ende nuk është bërë i ditur emri i personit ose institucionit që e ka blerë portretin, por bashkë me taksat atij do t’i duhet të paguajë 438 000 sterlina.





