“Seks bomba” Wanda Nara, gruaja e Maurio Icardit, ka ndarë me fansat e saj sekretet e bukurisë që e bëjnë atë të qëndrojë në formë.
Gruaja dhe menaxherja e asit të Paris Sain Germain vendosi të ndajë disa sekrete të bukurisë me ndjekësit e saj në Instagram.
Konkretisht modelja dhe biznesmenia argjentinase postoi një foto me bikini duke nxjerr në pah format e saja.
“A ndajmë sekrete bukurie? Unë kurrë nuk shkoj të fle pa pastruar lëkurën time. Përdor të paktën 2-3 lloje të ndryshme maskash në javë. Unë nuk pi alkool.Nuk konsumoj pije të gazuara .Konsumojë shumë vitamina ditore të rekomanduara nga dermatologu dhe mjeku im. Pi më shumë se dy litra çaj jeshil … në ditë”,- shkroi krahas fotos Wanda.
Wanda është nëna e 5 fëmijëve dhe format e saj janë lakmohen dhe nga 20-vjeçaret.





