Doza të reja të vaksinës anti-Covid do të mbërrijnë në Itali së shpejti. Të hënën në 29 mars Italia do marrë 1 milionë doza Pfizer, 1.3 milionë AstraZeneca dhe 500 mijë Moderna.

Lajmi u bë me dije nga komisioneri për emergjencën e Covid, Francesco Paolo Figliuolo në Catanzaro, së bashku me shefin e Departamentit Kombëtar të Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio, presidentin e përkohshëm të Rajonit të Kalabrisë Nino Spirlì dhe kryetarin e kryeqytetit të Kalabrisë Sergio Abramo.

Po bëhet e mundur shpërndarja me furnitorë të mëdhenj në mënyrë që të mbërrijnë sasitë në kohën e duhur. “Ekziston struktura, infrastruktura dhe pjesa logjistike dhe e informacioni”, tha ai.