SHKUP, 19 mars 2013 – Procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, ka vazhduar sot, por përsëri me dyer të mbyllura. Seanca e ardhshme gjyqësore do të mbahet më 25 mars. Mësohet se ende nuk ka përfunduar prezantimi i transkripteve të bisedave telefonike, që të akuzuarit kanë realizuar ditën kur kishte ndodhur vrasja e pesëfishtë. 

Seanca e sotme gjyqësore ka vazhduar pa prezencën e dy të akuzuarve Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit të cilët u arrestuan nga policia e Kosovës. Demiri dhe Ismailoviq, sipas hetuesve, janë autorët e vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovcit.

Procedura për ekstradimin e tyre nga Kosova ka filluar dhe pritet që ata të arrijnë në Maqedoni pas zgjedhjeve lokale.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/