MOSKË, 16 mars 2013 – Në Shqipëri ekzistoka një kompani italiane, pronare e “një miniere gjigante kobalti”, lajmin e pabesueshëm e jep një medie ruse.
Par disa kohësh, agjencia e pavarur ruse e lajmeve “Ural-Press” njoftonte se “në tetor të vitit 2012, pronari i ri i sh.a. “Ufalejnikel” – kompania “High Metals KDS”, që përfaqëson interesat e biznesmenëve nga Moska, vëllezërve Aleksandër dhe Artjom Timofejev – filloi negociatat me kompaninë italiane që zotëron një minierë gjigante kobalti në Shqipëri, duke bërë porositë përkatëse për t’u furnizuar me koncentrat kobalti” (http://uralpress.ru/news/2012/10/02/proizvodstvo-kobalta-v-oao-ufaleynikel-v-blizhayshee-vremya-vozobnovleno-ne-budet).
Uzina
“Ufalejnikel”, që ndodhet në qytetin Ufalej i Sipërm në Urale, është prodhuesi i dytë i nikelit në Rusi, ku në tregun e brendshëm jep 15 për qind të prodhimit të nikelit metalik dhe 1 për qind të prodhimit botëror.
Përveç nikelit prodhon dhe kobalt.
Është kompleks me cikël të plotë prodhimi, nga nxjerrja e mineralit të nikelit deri në produktin e gatshëm.
Aktualisht mund të prodhojë deri në 15.000 tonë metal në vit.
Por për shkak se kompania e fuqishme ruse e nxjerrjes dhe shkrirjes së nikelit dhe paladit “MMC Norilsk Nickel” i ka ndërprerë furnizimet me koncetrat kobalti, puna në uzinën e “Ufalejnikel”-it u ndërpre.
Kjo ka qenë arsyeja që pronarët e uzinës i kanë hedhur sytë në Shqipëri.
Shqipëria
Minerali i hekur-nikelit në Shqipëri ka përmbajtje kobalti, për të cilin në ish-kombinatin metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan u ngrit një uzinë për shkrirjen e tij.
Nga ana tjetër, në vitet 2005-2011, vetë Shqipëria ka importuar sasi të vogla kobalti, sipas statistikave të OKB-së.
Viti Në vlerë Pesha (kg) Sasia 2005 $2,113 50 50 2006 $3,856 23 23 2007 $29,052 182 182 2008 $2,706 9 9 2009 $12,355 98 98 2010 $23,400 105 105 2011 $51,282 374 374 |
Shënim: Sasia përfaqëson peshën në kilogram
Burimi: Databejzi i Statistikave të Tregtisë së Metaleve të Çmuara i OKB-së (United Nations Commodity Trade Statistics Database)
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/