ITALI, 16 mars 2013 – E përditshmja italiane "Libero" ka publikuar sot një foto të Silvia Trevaini, ndërsa është duke pritur të dëshmojë në gjykatën e Milanos, për procesin Ruby.
Vëmendja e medias italiane është përqendruar tek kjo vajzë e re që ushtron profesionin e gazetares dhe që deri tani ka përfituar nga ish kryeministri italian Silvio Berluskoni 810 mijë euro në dy vjet, një makinë të markës Audi dhe 2500 euro pagë mujore prej më shumë se një viti.
Trevaini u thirr si dëshmitare në procesin e hapur ndaj Lele Mora, Emilio Fede dhe Nicole Minetti.
E pyetur nga prokurori i çështjes Ruby se pse përfitonte “pagën ekstra” gazetarja 29 vjeçare (ka një kontratë me kohë të papërcaktuar me Tgcom24, nga i cili përfiton 2500-3000 euro rrogë mujore) ka deklaruar se ‘karriera e saj është penalizuar’.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/