TIRANE, 14 mars 2013– Një kompani izraelite do të nisë një projekt prej 110 milion Euro për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Valbonë në veri të Shqipërisë, raportoi agjencia e lajmeve AINA, duke cituar një deklaratë të ambasadorit të Izraelit në Shqipëri David Cohen. 

Projekti pritet të nisë në muajin Maj edhe pse detajet nuk janë bërë të ditura.

Ky projekt konsiderohet një nga investimet e huaja më të rëndësishme në sektorin e energjisë bërë vitet e fundit në vendin tonë.

Kompania energjitike Austriake Verbund dhe EVN kanë investuar 200 milion euro në ndërtimin e kaskadës energjitike të Ashtës, e cila ka një kapacitet të kombinuar prej 53 MW.