ROMË, 13 mars 2013 – Priten të punësohen Itali për disa muaj në bujqësi e turizëm 30 mijë ekstrakomunitarë me dekretin e flukseve për vitin 2013.

Do të përzgjidhen nga këto shtete: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria, Bangladeshi,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia, njoftojnë mediet italiane.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/