TIRANE, 13 mars 2013-

Patozi: Votimi një vlerë e shtuar në procesin zgjedhor. Ruçi: Të mos ndryshojmë rregullat e lojës

Socialistët edhe zyrtarisht kanë refuzuar nismën e kryetarit të mazhorancës. Astrit Patozi, i ngarkuari i Berishës për negociata e takoi larg kamerave homologun socialist, por Gramoz Ruci nuk u bind.

ABC News mësoi se kryetari i grupit parlamentar demokrat theksoi gjatë takimit se dhënia e të drejtës së votimit 16 vjecarëve është lehtësisht aplikueshme.

Për më tepër ka sjellë në vëmendje Patozi, kjo nismë vjen si vlerë e shtuar në procesin zgjedhor, teksa u krijon të rinjëve të kësaj moshe mundësinë për të ushtruar të drejtëne votës, duke u njohur përgjegjësinë edhe atyre për zgjedhjen e qeverisë se ardhshme.

Kreu i deputetëve socialistë ka thënë se është vonë për të ndërhyrë në Kushtetutë dhe ligjin e zgjedhjeve dhe se rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen tashmë që loja ka nisur, por nga ana tjetër Gramoz Ruci ka thënë se shumë çështje nuk kanë marrë zgjidhje, një ndër to dhe vota e emigrantëve dhe se socialistët nuk kanë ndërmend të pranojnë ndryshimin e kuadrit ligjor për këtë çështje.

LSI publikisht u shpreh një ditë më parë në favor të votimit të 16 vjecarëve, ashtu si dhe Prezenca e OSBE, por Volfarth tha se është vonë për të ndërhyrë në ligj lidhur me këtë çështje