TIRANE, 12 mars 2013- Për Autoritetin e Konkurencës mbetet problem zvarritja e çështjeve nëpër gjykata.

Ndërsa ka paraqitur në komisionin e ekonomisë raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës, për vitin 2012, kryetarja e këtij institucioni Lindita Lati është shprehur se pritet që gjatë këtij viti të shqyrtohen të gjitha çështjet e prapambetura nga viti i kaluar në gjykata.

Gjithashtu Lati është shprehur se gjatë vitit të kaluar janë rritur ankesat për krijimin e monopoleve tregtare dhe sektortët më të prekur janë tregëtimi i gazit të lëngshëm, shërbimet telefonike fikse, sigurimet shëndetësore dhe prokurimet publike.

Ajo ka shtuar më tej se gjatë vitit 2012 Autoriteti i Konkurencës ka vendosur 48 gjoba për subjektët të cilët janë gjetur me shkelje.

Ndërsa Deputeti i PS, Erjon Braçe gjatë raportimit të kryetares së Autoritetit të Konkurencës ka ngritur një sërë pyetjesh.

“A është konsultuar qeveria me Autoritetin e Konkurencës për  koncesionet? A është konsultuar qeveria për dhënien me koncesion të automjeteve, të Lotarisë Kombëtare?” ka pyetur Braçe.

Ndërsa deputeti demokrat Spaho është shprehur se pyetjet e deputetit Braçe nuk kanë lidhje me atë që po diskutohet në Komision.