GREQI, 11 mars 2013– Sipas infromatave të agjencinot statistikor të Greqisë Elstat, në muajin dhjetor të vitit 2012, papunësia në Greqi ka qenë 26,4 % në krahasim me 26,6 % në muajin nëntor. Në pesë vitet e fundit, numri i të papunësuarve në vend është rritur për 930 566 njerëz.
Sipas informatave të gazetës “Katimerini”, gjatë gjithë vitit 2012, papunësia në Greqi ka arritur në shifrat 24,4%, ndërsa gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i të papunësuarve ka qenë mbi 1,3 milionë të papunë.