ANKARA, 10 mars 2013 – Gjatë dhjetë viteve të fundit në Turqi është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i xhamive, njofton agjencia zyrtare e lajmeve.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar mbi 7 mijë faltore të reja islamike, vë në dukje Drejtoria turke e Çështjeve Fetare.
Aktualisht në Turqi ka rreth 82 mijë e 700 xhami, kurse para dhjetë vitesh (pak pas ardhjes në pushtet të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, parti kjo që ka rrënja islamike), ka pasur 75 mijë e 400 xhami.
Më shumë xhami ka në Stamboll – gjithsej 3.113.
Numri i tyre është më i vogël në Turqinë Lindore.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/