LUBJANA, 10 mars 2013 – Parlamenti i Sllovenisë miratoi njëzëri një ligj për reforma në tregun e punës, me qëllim përmirësimin e ekonomisë në vend, njofton shtypi vendas.

Ligji i ri lehtëson emërimin në punë dhe pushimin nga puna, aplikon punësimin e përkohshëm dhe pushimin e përkohshëm nga puna, me pagimin e 80 për qind të pagës.

Ai shkurton gjithashtu periudhën e detyrueshme të lajmërimit të pushimit nga puna.

Partitë politike në Slloveni miratuan reformën një javë pasi kryeministri Janez Jansha, lider i Partisë konservatore demokratike të Sllovenisë, u shkarkua nga posti pas mocionit të votuar në parlament për shkak të akuzimeve për korrupsion.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/