TIRANE, 09 mars 2013- Aleanca Kuq e Zi zhvilloi tubimin e saj të parë në qytetin e Gramshit ku qindra qytetarë gramshiotë iu bashkuan kësaj lëvizje politiko-patriotike duke e konsideruar AK si e vetmja shpresë dhe mundësi për të bërë Shqipërinë. Lideri I kuqezinjve u prit me entuziazëm nga qyetarët e gramshit të cilët u bënë dëshmitarë të denoncimit të skandalit të radhës së shtetasit Sali Berisha. Kreu I AK Kreshnik Spahiu ka bërë publike statistikat e mbështetësve të shtetasit Sali Berisha në rrjetin social “Facebook”.

“85,441 mbeshtetes nga Serbia per shtetasin Berisha në rrjetin e tij në “Facebook”, ata që pëlqejnë Sali Berishën nga serbia janë shtatë herë më shumë se sa shqiptarët nga Kosova. Ky njeri që simbolizon vetëm akte tradhëtare duhet të sqarojë publikisht mbështetjen nga afro 100 mijë simpatizantët serb. Lidhjet e Berishës me Serbinë edhe në rrjete sociale mendoni se cfarë bëhet në aferat e tij korruptive në tetë vite qeverisje” deklaroi Kreshik Spahiu.

Më tej lideri I kuqezinjve Kreshnik Spahiu u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj padisë  së ngritur nga një lëvizje radikale për të mbyllur lëvizjen politiko-patriotike Aleanca Kuq e Zi. “Gjykata Kushtetuese tregoi se nuk eshte ne shërbim të shtetasit Berisha, por është gjykatë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shtetasi Berisha po përdor cdo metodë shoviniste për bllokimin e Aleancës KuqeZi. Është fakt tashmë se tmerri i Sali Berishës Berishes dhe Partisë Demokratike është Aleanca KuqeZi. Koalicioni I tradhëtarëve e di tashmë se do të ndëshkohet me votën e atdhetarëve. Me 23 Qershor të tregojmë që vota kuqezi është votë për Shqipëri”, përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu.

Gjatë këtij aktiviteti u përshëndet përvjetori i dytë i krijimit të Aleancës Kuq e Zi nga mbeshtetës dhe qyetarë nga Gramshi duke përcuar një frymëzim të  jashtzakonshëm në përmbushjen e misionit të marrë  përsimër nga kuqezinjtë.