TIRANE, 09 mars 2013-Kryetari i PS-së, Edi Rama, iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Berisha përmes rrjetit social “Facebook”, ku nënvizoi se barazimi që kryeministri i bën taksës së sheshtë me kapitalizmin, “do të thotë të dish se kapitalizmi është vjedhje me dhunën e pushtetit.”
“E të thuash taksimi i ndershëm=komunizëm, kurse taksa e sheshtë=kapitalizëm, dmth ta dish kapitalizmin vjedhje me dhunën e pushtetit”- shkruan Rama.