TIRANE, 09 mars 2013– Kryeministri Berisha ka sulmuar programin e Partisë Socialiste për taksimin, duke deklaruar se taksa progresive që ofron selia rozë është politikë e rrënimit, pasi shkurton automatikisht me qindra vende pune.
“I themi Ramës hiq dorë nga dashuria për dajën tënd. Taksa e Kolekës s’vendoset kurrë.”- u shpreh Berisha.
Kryeministri i bëri këto deklarata teksa përuroi një fabrike mielli në Vorë. Gjatë fjalës së tij Berisha e vlerësoi investimin si një tjetër vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare, ndërsa garantoi se qeveria do bëjë gjithçka që investimi të jetë histori suksesi.
Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se reformat mbeten leva e Arkimedit në historinë e zhvillimit të Shqipërisë.