Shkencëtarët shpresojnë të rivendosin popullsinë e tigrave të Amurit (ose ndryshe tigrave të Ussurisë), të cilët janë regjistruar tashmë në Librin e të Kuq të specieve në zhdukje e sipër, në Lindjen e Largët të Rusisë. Për këtë qëllim ata kanë ndërmend të vendosin në habitatin e një tigri të rritur një kafshë grabitqare femër fare të re të këtij lloji, e cila aktualisht jeton në qendrën e rehabilitimit.
Problemi i ruajtjes së llojeve të kafshëve të rralla të rrezikuara në Rusi është diskutuar jo vetëm nga shkencëtarët dhe ambientalistët, por edhe nga politikanët. Në një kohë të afërt planifikohet rreptësimi i dënimit penal për kapjen e paligjshme dhe trafikimim e kafshëve dhe bimëve të rralla.
Në Rajonin Autonom Hebre, në Lindjen e Largët Ruse, sipas të dhënave të ambientalistëve, tani jeton vetëm një tigër i Amurit. Shkencëtarët janë mëse të bindur se është plotësisht e mundshme rivendosja e popullsinë së këtyre kafshëve të rralla. Për këtë qëllim planifikohet të lëshohet në zonën e banimit të tigrit një tigreshë e re. Gjahtarët e gjetën femrën e dobësuar e të cfilitur nga uria vitin e kaluar në pyll. Hirushja, kështu u quajt ajo nga ambientalistët, u dërgua në një qendër rehabilitimi për grabitqarët. Dhe kur ajo ta marri veten e të rivendosë forcat, ta lëshojnë në habitatin e tigrit mashkull.
Habitati i këtyre grabitqarëve të mrekullueshëm madhështorë në vitet e fundit po reduktohet me ritme shumë të shpejta. Tani shumica e tyre janë ruajtur vetëm në malet dhe pyjet e rajonit fqinj – qarkut të Amurit. Megjithatë, eksperimenti për transferimin e kafshës grabitqare nga territori i qendrës së rehabilitacionit në mjedisin e egër nuk është aspak i lehtë, thotë Kreu i Departamentit për mbrojtjen, kontrollin dhe rregullimin e përdorimit të specieve të botës së kafshëve të rajonit të Primories, Vladimir Vasiliev:
– Tani për tani, duhet thënë, se çështja e fatit të Hirushes nuk është zgjidhur akoma. Ai do të vendoset kolektivisht, me pjesëmarrjen e shkencëtarëve dhe opinionit publik. Është ende e paqartë nëse mund të lëshohet apo jo ajo në mjedis të egër, si do të sillet kafsha pasi të fitojë lirinë. Sepse mund të ndodhë edhe kështu, që tigresha të kthehet sërisht tek njerëzit.
Më parë, shkencëtarët kanë propozuar zgjerimin artificialisht të habitatit të tigrave të Amurit, duke i zhvendosur ata me banim në Lindje, në Jakutia. Atje ka mjaft rezervate dhe zona të mbrojtura natyrore. Por ky është një projekt shumë i komplikuar. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse tigrat e Amurit do të mund të adaptohen me klimën e jugut të Siberisë. Ndërkohë është e nevojshme të ruhet popullsia e këtyre grabitqarëve të mrekullueshëm edhe në rajonin e Amurit, vë në dukje Vladimir Vasiliev:
Sot ne mund të themi me siguri të plotë se popullata e tigrit të Amurit nuk është më e kërcënuar nga asgjë. Numri i saj vazhdon të ruhet në një nivel të qëndrueshëm – ajo përbëhet nga rreth 500 syresh. Ky është një tregues i mirë, duhet thënë.
Numri i tigrave në Lindjen e Largët Ruse duhet të jenë gati dy herë më i madh, shprehen me bindje ambientalistët. Për këtë duhet t’i kushtohet një vemedje më e madhe jo vetëm mbrojtjes së kafshëve, por edhe pyjeve ku ato jetojnë.
Në kopshtet zoologjike të botës tani mbahen rreth 450 specie të tigrave të Amurit. Në Kinë, ku dikur kanë jetuar qindra grabitqarë të tillë, tani kanë mbetur vetëm disa dhjetëra individë. Autoritetet ruse janë seriozisht të shqetësuara në lidhje me problemin e ruajtjes së këtyre kafshëve unikale. Presidenti Vladimir Putin ka paraqitur kohët e fundit në Dumën Shtetërore një projekt-ligj mbi rreptësimin e përgjegjësisë për ushtrimin e gjuetisë ndaluar. Për gjuetinë e paligjshme ndaj tigrave dhe kafshëve të tjera të rralla shkelësit do të do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe me burgim.