TIRANE, 07 mars 2013-Kryeministri Sali Berisha kreu homazhe pranë trupit të pajetë të aktorit Roland Trebicka.

Në prononcimin për median, Berisha u shpreh “ditë e dhimbshme zie, trishtimi, për ndarjen nga jeta të një korifeji të vërtetë të artit tonë skenik, të teatrit dhe filmit shqiptar.

Roland Trebicka ishte dhe mbetet një nga artistët më të dashur, më të çmuar dhe më të fuqishëm me mjeshtërinë e tij”.

Më bukur se Roland Trebicka, vijoi ai, askush nuk u shkri në personazhet e tij. “Në këtë aspekt ai ka jetuar, jeton dhe do të jetojë në këto personazhe. Ka fituar pra pavdeksinë që meriton. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e cila ka bërë përpjekje për ta ndihmuar dhe ai ka përcjellë me guxim momentet dhe situatat e vështira shëndetësore”, u shpreh Berisha.