TIRANE, 06 mars 2013 – Ismail Kadare në garë për të marrë çmimin The Independent Foreing Prize. Këtë vit 16 libra, në 13 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe shqipja, përbëjnë listën e gjatë të veprave më të mira të letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht . I themeluar nga gazeta The Indipendent, më 1990 si Çmimi i Letërsisë së Huaj, The Independent Foreing Prize është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet ditën e enjte më 11 prill dhe fituesi i cili i paraprin kësaj liste do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në muajin maj 2012.
Midis emrave të shquar të letërsisë botërore është edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, me librin The fall of the Stone City (në shqip “Darka e gabuar”) përkthyer nga origjinali nga përkthyesi John Hodgson. Ky libër i Kadaresë ka marrë vlerësime të shumta në Angli. Kjo është hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë u përfaqësua në këtë konkurs me librin “Pasardhësi”.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/