VATIKAN, 06 mars 2013 – Të mërkurën Kolegji i Kardinalëve nuk arriti të përcaktonte dot datën e fillimit të Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Kardinalët nuk duan të përshpejtojnë ngjarjet.

"Është e domosdoshme të kërkohet një formë e re e drejtimit të Kishës. Sistemi i ri i drejtimit të saj duhet të ketë karakter kolegjial dhe horizontal", – deklaroi kardinali Walter Kasper.

Përveç kësaj, sipas mendimit të specialistit të njohur italian të Vatikanit, Marco Politi, një aspekt i domosdoshëm i reformimit të kishës, të cilin do të duhet të kryejë pontifiku i ardhshëm, është sanksionimi i rolit të grave në hierarkinë e shërbimit Perëndisë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/