Shërbimi më i madh energjetik në Itali, ENEL është ende në bisedime për të blerë një pjesë të gazsjellësit Trans- Adriatik (TAP). Sipas burimeve të Reuters, bisedimet janë në vazhdim. Tetorin e kaluar Drejtori Ekzekutiv i ENEL, Fulvio Conti pati thënë se kompania është e gatshme të blejë një pjesë të gazsjellësit.
Duke iu referuar të njëjtave burime, Reuters shkruan se ende nuk ka hollësira lidhur me sasinë e aksioneve që ka për synim të blejë, ENEL, por bëhet fjalë për një pjesë rreth 10-20%.
Drejtori për Çështjet e Jashtme i TAP, Michael Hoffman nuk ka pranuar të bëjë komente lidhur me çështjen për Reuters, por ka thënë se tubacioni mbetet i hapur për të gjithë aksionerët e tinj.
TAP po konkurron në të njëjtën kohë me projektin tjetër Nabuço West. TAP propozon një rrugë e cila kalon nga Greqia, Shqipëria dhe Italia, ndërsa Nabuço West kërkon ta transportojë gazin nga kufiri me Bullgarinë, Turqia dhe në Austri.