TIRANË, 06 mars 2013 –  Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e mazhorancës.

Projektligji për administratën gjyqësore kaloi sot në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës. 

Propozimi për tu votuar vetëm me shumicë të thjeshtë u propozua nga deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. 

Më herët, deputeti socialist Damian Gjiknuri, akuzoi mazhorancën se po injoron konsensusin duke shpërfillur opozitën.