TIRANE, 06 mars 2013 – Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinad Poni ka njoftuar sot të rejat e punës me listat zgjedhore.

Sipas tij, është kërkuar të zbatohet në mënyrë rigoroze numri i zgjedhësve për qendër votimi. Ndërkohë që ne 12 dhjetor Drejtoria e Gjendjes Civile ka shpërndarë listat e zgjedhësve. 

Sipas Ponit, është punuar shumë mirë me listën e shtetasve mbi 100 vjec. “Gjatë kësaj kohe kanë konfirmuar se janë gjallë 200 vetë”- tha ai. 

“Listat që nga data 3.03. 2013 janë të rigjeneruara në regjistrin e gjendjes civile dhe pranë çdo komune dhe bashkie. Lista përban 3 milionë 285 mijë 984 zgjedhës, nga këta janë 5455 qendra votimi, ndërsa 21 545 zgjedhës janë në lista jo të gatshme për të publikuar. Një punë e konsiderueshme është bërë për pastrimin e dublimeve. 4404 rekorde janë në verifikim ndërsa për 1627 persona kemi informacion të qartë që nuk janë dublime. Janë pastruar si dublime 1922 rekorde ndërsa kanë aplikuar edhe 694 persona”- thote ai.